Sport

Protesta ”shtyn” ndeshjen Tirana-Luftëtari

Protesta e opozitës e parashikuar për paraditen e së shtunës ka ndikuar edhe në mbarëvajtjen e javës së 22 të kampionatit të Superligës në kryeqytet. Tirana do të zhvillonte ndeshjen e saj ditën e shtunë me Luftëtarin në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” sipas programit paraprak. Mesditën e së premtes, policia e kryeqytetit ka njoftuar klubin se nuk garanton sigurinë as jashtë rrethimit të stadiumit duke detyruar skuadrën e Tiranës si organizatore të këtij takimi ta shtyj ndeshjen për ditën e diel kur do të luhen 4 sfidat e javës së 22.