Bota

Protestuesit i vejnë zjarrin një prej restoranteve të preferuara të Macronit

Emmanuel Macron nuk gjen paqe. Sot në pasdite presidenti francez mësoi për zjarrin e rënë në një nga restorantet e tij të preferuar në Paris. Sipas policisë keqbërësit fillimisht kishin theyr xhamat e restorantit dhe më pas i kishin vënë zjarrin duke shkruar gjithashtu në trotuar me shkumës fjalët, ‘Për Macron’. Policia, e cila nga ana e saj ka nisur hetimet, deklaroi se dyshimet fillestare bien mbi Jelekët e Verdhë, disa mijëra prej të cilëve sot marshuan në veri të kryeqytetit, duke brohoritur si zakonisht parulla anti Macron, kundër policisë dhe Reformës së Pensioneve.