Aktualitet

Provimet e Maturës Shtetërore 2020 do jepen brenda 10 ditëve

Provimet e Maturës Shtetërore këtë vit do të zhvillohen brenda 10 ditëve. Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit provimi i parë, ai i Gjuhës së Huaj do të mbahet më 8 qershor, provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 11 qershor, testi i Matematikës në 15, ndërsa provimi me zgjedhje më 18 qershor. Secili nga testet do të vlerësohet me 60 pikë, ndërsa do të zgjasë 2 orë e gjysmë. Maturantët që rezultojne mbetës në provime do t’i rijapin sesionin e dytë.