Politikë

PS depoziton në Kuvend Draftin për listat e hapura

Partia Socialiste depoziton në Kuvend draftin për listat e hapura e koalicionet që do të reflektojnë ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor dhe ditët në vijim pritet të diskutohet në Komisionin e Ligjeve. Ndërkaq, Konferenca e Kryetarëve vendosi që në seancën plenare të datës 1 Tetor të përfshihet në rend dite. Aktualisht drafti është dërguar në Këshillin Politik për t’u diskutuar me PD-LSI e Opozitën parlamentare, por nuk ka konsensus. Opozita jashtëparlamentare nuk ka dërguar ende asnjë propozim por këmbëngul që të kërkohet asistencë e OD’HIR-it. Maxhoranca refuzon me argumentin se ky është vendim sovran.