Politikë

PS pezullon marrjen e postit të kryebashkiakut të Shkodrës nga Vladrin Pjetri

Partia Socialiste pezullon konstituimin e këshillit bashkiak të Shkodrës. Masa vjen pas publikimit të dokumenteve nga Partia Demokratike, ku sipas saj faktohej dënimi për trafik droge i kreut të ri të Bashkisë Shkodër Valdrin Pjetri. Mazhoranca do ta lërë në heshtje konstituimin deri në verifikimin nga ana e prokurorisë të akuzave ndaj kandidatit socialist. Kryebashkiakes demokrate Voltana Ademi, i mbaron mandati më 20 gusht.