Politikë

PS tërhiqet nga imuniteti i deputetëve

Partia Socialiste është tërhequr nga propozimi i saj për ndryshimin e rregullores për të vendosur kushte ndaj prokurorisë në rastet e nisjes së hetimit ndaj deputetëve. Me rishikimin e nenit 118 dhe 119 hetimi ose arrestimi i deputetit nuk mund të kërkohet pa paraqitur prova bindëse para Këshillit të Legjislacionit dhe Mandateve në Kuvend. Në janar të këtij viti PD e kundërshtoi propozimin e kreut të grupit socialist Taulant Balla për rikthimin e imunitetit.