Showbiz

“Pse zgjohem unë në mëngjes dhe jo ime bijë?”/ Vanessa Bryant kujton vajzën dhe bashkëshortin

Përmes një dedikimi prekës, gruaja e legjendës Kobe Bryant, Vanessa Bryant kujtoi bashkëshortin e saj të ndjerë dhe vajzën 13-vjeçare që humbën jetën tragjikisht në një aksident fatal me helikopter.

“Truri im refuzon të pranojë që Kobe dhe Gigi nuk jetojnë më. Nuk e procesoj dot. Po përpiqem të kuptoj që Kobe nuk është më me mua, por trupi refuzon të pranojë që Gigi s’do të kthehet kurrë”, shkroi Bryant.

Më tej shtoi:

“Më duket e gabuar. Pse duhet të zgjohem unë në mëngjes ndërsa vajza ime jo? Jam kaq e nevrikosur. Ajo ishte plot jetë. Të paktën kam Natalian, Biankan dhe Caprin. E di që ndjenjat e mia janë normale. Është pjesë e procesit. Thjesht doja ta ndaja me ju në rast se po përjetoni diçka të ngjashme. Zot, sikur ky makth të mbaronte. Po lutem për gjithë viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme”, duke u shprehur kështu se nëse ka diçka që e mban ende në këmbë janë 3 vajzat e saj.

Ju kujtojmë se Kobe e Gianna Bryant, si dhe shtatë pasagjerë të tjerë humbën jetën në një aksident me helikopter më 26 janar.