Aktualitet

Publikohen listat pëfundimtare të zgjedhësve për vendoret 2019

Ministria e Brendshme publikoi listën përfundimtare të zgjedhësve për vendoret e 30 qershorit. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 536 mijë shtetas shqiptarë. Nga këta 132 mijë e 800 zgjedhës votojnë për herë të parë. Ministria e Brendshme sqaron se për herë të parë u arrit të zbardheshin adresat e sakta për rreth 285 mijë zgjedhës.