Bota

Putin do të kandidojë si i pavarur në Presidencialet Ruse

Vladimir Putin do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Vet Presidenti rus e zbuloi këtë të dhënë gjatë konferencës për shtyp të fundvitit të mbajtur në Moskë. Putin tha se gëzon mbështetjen e e të gjitha forcave politike që kanë në zemër zhvillimin e vendit dhe të popullit rus, ndaj do të garojë si President i Rusisë,  pa pasur asnjë ngjyurim politik mbi vete.