Rajoni

Putin në Serbi: Kosova po ndërmerr veprime të papërgjegjshme!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi, ndërsa u takua edhe me homologun serb, Aleksandar Vuçiç. “Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 12-44” tha presidenti rus në Beograd. Putin shtoi se vendimet e Prishtinës si formimi i Ushtrisë apo vendosja e taksave ndaj mallrave serbe të importit janë shkelje e rezolutës 12-44. “Rusia ndan shqetësimin me udhëheqjen dhe popullin serb se këto veprime të papërgjegjshme mund ta destabilizojnë Ballkanin”, shtoi Putin. Ndërkaq Aleksandër Vuçiç, tha se për çdo zgjidhje do të konsultohet me Putinin.