Bota

Putin viziton Emiratet e Bashkuara Arabe në fokus investimet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvillon sot një vizitë në Abu Dabi në kuadër të tërheqjes së investimeve arabe në fusha të ndryshme të ekonomisë ruse. Kremlini thotë se “Mes vendeve të Gjirit, Emiratet e Bashkuara Arabe janë lider në drejtim të shkëmbimeve tregtare me Moskën”. Në 2018-ën, këto shkëmbime tregtare arritën në 1.7 miliardë dollarë. 10 marrëveshje, me vlerë 1.3 miliardë dollarë, veçanërisht në fushat e teknologjive të larta, shëndetësisë si dhe energjisë do të nënshkruhen në kuadër të vizitës së Putinit.