Aktualitet

Pas 10 orësh pritje në kufi, normalizohet situata në Kapshticë

Drejt normalizimit pas 10 orësh situata e pazakonte e krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Fluksi i udhëtarëve i cili arriti deri në 4 km radhë gjatë ditës së sotme është reduktuar ndjeshëm. Pala shqiptare ka punuar me 6 sportele por edhe asaj greke që ka punuar me 4 sportele. Ndërkaq është rritur edhe numri i bërjes se tamponeve në një orë si në Kapshticë edhe në Kakavijë.