Rajoni

Qeveria e Kosovës mohon se po negociohet heqja e tarifës me Bosnje-Hercegovinën

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës deklaruan se i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Bosnje e Hercegovinës për një takim në kuadër të CEFTA-s, sa i përket taksës 100% ndaj mallrave të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi konfirmoi takimin ndërsa u shpreh se kjo nuk do të thotë se taksa do të hiqet. Gashi tha se Qeveria e Kosovës do t’i dëgjojë kërkesat e zyrtarëve të Bosnjës, por do ti mbrojë parimet e saj.