Rajoni

Qeveria e Kosovës, Mustafa: Marrëveshje këtë javë!

Marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje, për qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të nënshkruhet deri në fund të kësaj jave, ose përndryshe nuk do të mund të konkretizohet më. Kështu u shpreh shefi i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa. Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Mustafa tha se LDK mbetet e përkushtuar që të punojë për një marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai bëri të ditur se gjatë kësaj kohe kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin.