Rajoni

Qeveria e Kosovës ndan mbi 1 mln euro lidhur me INTERPOL-in

Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndajë fonde, për aktivitete lobuese lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Agjencinë Ndërkombëtare të Policisë, (INTERPOL). Por, kryeministri Ramush Haradinaj, nuk bëri të ditur se si do të shfrytëzohen rreth 1 milion euro të vëna në dispozicion. Çështja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL do të shqyrtohet më 20 nëntor, kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e kësaj Organizate në Emiratet e Bashkuara Arabe.