Aktualitet

Qeveria e vendosur për zgjerimin e Parkut Kombëtar të Tomorrit

Qeveria është e vendosur për zgjerimin e Parkut Kombëtar të Tomorrit. Pas rrëzimit nga Gjykata do të ketë një tjetër vendim që parku të mos lejohet të shfrytëzohet nga disa biznese. Sipas ekspertëve, “Në zonë ka specie bimore e shtazore që nuk ekzistojnë në vende të tjera”. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi tha se do të bëhen konsultimet me banorë, ndërsa procesi do të vijojë në Gjykatën Administrative të Apelit.