Politikë

Qeveria nis dëgjesat publike për rindërtimin, sot takimi i dytë në Shijak

Sot në orën 11:00 zhvillohet një dëgjesë publike për rindërtimin dhe planet e zhvillimit të Shijakut pas tërmetit të 26 Nëntorit të kaluar e mbledhjes së 1.15 miliardë eurove fonde në Konferencën e Donatorëve në Bruksel. Takimet e këtij lloji nisën me Thumanën. Ndërkaq tre ditë më parë, në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ishin të pranishëm ambasadorët në vendin tonë, të cilët e vunë theksin te transparenca, që donacionet të shpenzohen në mënyrën e duhur, në përfitim të qytetarëve shqiptarë.