Rajoni

Qeveria shkarkon Bordin e Telekomit të Kosovës

Qeveria e Kosovës shkarkon Bordin e ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës. Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë me propozimin e ministres së Tregtisë dhe Ekonomisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se ky veprim është i domosdoshëm pasi që ndërmarrja në fjalë është sjellë buzë falimentimit. Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala.