Aktualitet

Qeveria shqiptare miraton memorandumin e mirëkuptimit me SHBA për sigurinë 5G

Përmes një vendimi, qeveria shqiptare ka miratuar në parim memorandumin e bashkëpunimit me SHBA-në, sa i takon sigurisë së rrjetit 4G dhe 5G; një vendim që hyn në fuqi menjëherë. E gjitha kjo ndodh në një kohë kur SHBA ka kërkuar vazhdimisht nga Shqipëria që të ketë kujdes në dhënien e së drejtës për azhornimin e rrjetit 5G.