Showbiz

Rag’n’Bone Man divorcohet nga bashkëshortja vetëm pas 6 muajsh martesë

Këngëtari britanik Rag’n’Bone Man krejt papritur mësohet të jetë divorcuar nga bashkëshortja e tij Beth Rouy me të cilën ka një djalë 2-vjeçar.

Çifti që kryen një ceremoni private martesore në muajin maj kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre 11-vjeçare.

Burime pranë këngëtarit të hitit “Human” treguan se ky vendim megjithëse i trishtë ishte i domosdoshëm për dyshen por ndonjëherë ky është i hapi i duhur për lumturinë e tyre individuale.