Politikë

Rama apelon: Të mbyllet me dinjitet institucional e konsensus politik Reforma Zgjedhore

Sot në Kuvend, Kryeministri Rama apeloi për mbylljen me dinjitet institucional e konsensus politik të Reformës Zgjedhore. Rama vuri në dukje se nuk marrin urdhra nga Opozita jashtëparlamentare dhe as nga ajo në Parlament, të cilës i kërkoi reflektim për të dhënë votën për reformën.  Nga Opozita parlamentare Edmond Stojku tha se opozita parlamentare nuk do të marrë pjesë në komisione derisa të zhvillojnë takimin me kryeministrin Edi Rama.  “Kërkuam takim me faktorët ndërkombëtarë, ata na pritën, ne dhamë opsionet tona. Kërkuam takim dhe me kryetarin e Kuvendit që po ashtu na priti për të dhënë mendimin tonë dhe të shoqërisë civile. Kemi dy elementë të rëndësishëm të kësaj reforme, faktorët dhe aktorët” -u shpreh Stojku. Më herët ishte PD-ja që përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi kërkoi miratimin pa vonesë nga Kuvendi të draftit të Reformës Zgjedhore. Por, Rama i vuri në dukje se nuk kanë tagrin t’i japin urdhëra Kuvendit.