Aktualitet

Kryeministri Rama: Gati të çelim javën e ardhshme aktivitete në tempuj!

Vigjilja e festës së Fiter Bajramit ka shkaktuar një debat për kufizimet e vendosura dhe që për herë të parë muslimanët do ta falin në xhami dhe jo në sheshe. Në mesazhin e tij krahas urimit për besimtarët muslimanë kryeministri thotë se këto javë është bashkëpunuar me komunitetet fetare dhe është përgatitur protokolli sigurisë shëndetësore sipas propozimeve të tyre.

“Jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit, për çka jemi në dakordësi me komunitetin musliman. UROJ edhe që hapja e xhamive të jetë një ogur i mirë paqeje e mirësish, për të gjitha komunitetet dhe vetë Shqipërinë e shqiptarët në këtë kohë jo të lehtë”-tha kryeministri Rama.