Politikë

Rama i ridërgon Metës kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit

Siç e paralajmëroi një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i ridërgoi Presidentit Meta kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme. Rama njoftoi në Twitter se “Bashkëngjitur do t’i dërgohet Kreut të Shtetit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm. Një ditë më parë, kreu i qeverisë u shpreh se besonte se  pas 7 ditësh Presidenti Meta do të bindet për dekretimin e Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm.