Politikë

Rama ironizon Metën: Zoti President, rri i qetë se vendi është anëtar i NATO-s

Edi Rama i përgjigjet Ilir Metës, i cili u shpreh i gatshëm të lërë mandatin e të sakrifikohet si Salvador Alende,  që të mos lejojë instalimin e një junte ushtarake në Shqipëri. Kryeministri ironizoi duke kërkuar nga presidenti të rrijë i qetë, se vendi është anëtar i NATO-s. “LSI-ja nuk përfaqëson askënd, por po ta besojnë Monikën, nuk përfaqëson më as Ilir Metën. Meta ndihet kaq i pa përfaqësuar saqë i duket sikur një juntë ushtarake do sulmojë pallatin presidencial. Zoti president e di që më dëgjon, rri i qetë sepse jemi dhe do të mbetemi gjithmonë vendi i NATO-s.Të garantoj qe sa të kemi Pandin, ky vend nuk del nga NATO. Në fund të ditës fundi politik i Lulit e Monikës nuk duhet të jetë problem i yti dhe i yni. Zoti president rri i qetë dhe mos i ço më nëpër mend ato çudira”, – u shpreh Rama.