Aktualitet

Rama “josh” mjekët e rinj: Punoni larg vendbanimit, do paguheni si në Gjermani!

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë, Kryeministri Rama foli për pagën e mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri, duke “joshur” të sapodiplomuarit që shkojnë të punojnë jashtë vendit, pasi do të marrin veç pagës dhe shpërblime financiare. Sipas kryeministrit, në fund të muajit, shuma totale e pagës do të jetë po aq sa një mjek apo infermier do të merrte në Gjermani. Rama shtoi më tej se qeveria po përgatit një tjetër paketë mbështetëse për mjekët dhe infermierët.