Lajmet e fundit Politikë

Rama: Listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!

Në përgjigje të deklaratave të presidentit Meta, i cili u shpreh kundër ndryshimeve kushtetuese pa konsensus, kryeministri Rama shkruan: “Sistemi nuk ndryshon, po ashtu koalicionet nuk do të ndalohen, po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton”. Ilir Meta thotë: “Ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve, hapja e listave bëhen vetëm me referendum!”- Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program, jo kosh karavidhesh pa din as iman!- shkruan kryeministri.