Politikë

“Rama mashtrues”, Vasili publikon e-mailet e Gjiknurit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar sot disa e-maile nga mbledhja e Këshillit Politik, ku sipas tij Damian Gjiknuri gjatë diskutimeve nuk ka paraqitur asnjë pretendim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se kryeministri Edi Rama është mashtrues, sepse nuk kishte pretendime për marrëveshjen e 5 qershorit. Ai thote se Rama eshte thjesht nje dhunues i kushtetutes, dhe uzurpator pushteti.