Politikë

Rama në Velipojë: 80% e drejtorëve do të ikin

Kryeministri Edi Rama gjendet në Velipojë ku po zhvillon një takim me Këshillin Koordinues për Veriun. Burime nga mbledhja bëjnë me dijeni që kreu i ekzekutivit deklaroi se 80% e drejtorëve do të ikin. “Për gjitha bashkitë e qarkut Shkodër do të ketë vlerësim performance të institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”, është shprehur Rama.