Aktualitet

Kryeministri Rama në zonën e ‘nxehtë’ të konfliktit Ukrainë-Rusi

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në zonën e nxehtë të konfliktit mes Ukrahinës dhe Rusisë, ku po zhvillon një vizitë në cilësinë e kreut të OSBE-së. “Kharkivit, Ukrainë – Mbërritja në bazën “Shiroky”, shkruan Rama krah videos ku duken edhe përfaqësues të tjerë të misionit ë OSBE dhe shoqëruesit e tij të pajisur me jelek antiplumb, mes tyre edhe këshilltari i tij për mediat Endri Fuga. Dje gjatë takimeve me Presidentin, kryeministrin, kryetarin e kuvendit, Rama u shpreh se dëshiron që ta shikojë vetë personalisht gjendjen në lindje.