Aktualitet

Rama: Nga e hëna askush nuk del dot më pa leje të posaçme!

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama lajmëroi sa i takon masave të reja të qarkullimit në vend, në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19. Nga mesdita e nesërme, e deri të hënën në mëngjes, tërë vendi do të jetë sërish në izolim total. Po kështu, nga e hëna, askush nuk do të dalë për pazar pa pasur më parë një leje të posaçme. “Pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane.”– ka thënë kryeministri Rama.