Politikë

Rama, një vit nga tërmeti: Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi

Një vit nga tërmeti i 21 shtatorit, 65 familje në Tiranë kanë përfituar banesë të re. Kryeministri Rama e nisi ditën me postimin e shtëpive të rindërtuara në Baldushk, Farkë, Petrelë, Zall Herr, Kashar, Ndroq, Vaqarr, Zall-Bastar, Bërzhitë, Pezë, Dajt, si dhe në lagje të Tiranës urbane. “Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi!”- shkruan Rama.