Politikë

Rama nuk e lëshon Xhafajn

Edi Rama nuk e lëshon Fatmir Xhafajn. Për Kryeministrin, Ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet as ligjërisht dhe as moralisht, ndërsa e cilësoi “jo autentik”, audio-përgjimin e publikuar nga Opozita që implikonte vëllain e Xhafajt, në trafik droge. Kryeministri përsëriti thirrjet për një hetim të Prokurorisë lidhur me audio-përgjimin e nëse organi i akuzës ka një tjetër përfundim, Rama u kujdes të theksonte se nuk janë njësoj me ata, referuar Opozitës.