Aktualitet

Rama: Portali i Transparencës, instrument monitorimi për universitetet

Përmes një portali, Qeveria synon të realizojë transparencën e financave të universiteteve, siç kërkuan studentët në protestat e tyre. “u-transparenca.al” u lançua nga Kryeministri Rama. Rama tha se “nga sot, një tjetër pikë e rëndësishme e protestës studentore zbatohet në afat sipas angazhimit të shkruar në Paktin për Universitetin”, ndërsa uroi që universitetet ta vënë në funksionim dhe studentët ta monitorojnë në vijim, së bashku me qeverinë.  Ndërkaq, Rama tha se “punësimi i studentëve është në rrugë të mbarë”.