Politikë

Rama: Protesta studentore një farsë që s’e mban dot gjatë barrikadën antidialog

Në një tjetër reagim për protestën e studentëve, Kryeministri Rama tha sot se “Një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan e meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po transformim të thellë brenda Universitetit, përmes një Pakti me Qeverinë”. Sipas Ramës, “Historia tregon për shumë raste kur dialogut i janë trembur qeveritë, po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët”. Ai shton se “Sot në fakt, studentët nuk i tremben dialogut, po presioneve kundër dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që i’a kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë”. Në fund, shefi i Ekzekutivit shpreh besimin se “Dialogu do të zhbllokohet”.