Aktualitet

Rama: “Shumë shpejt do të ketë një ligj të ri për të luftuar dhunën ndaj grave”

“Shumë shpejt do të ketë një ligj të ri për të luftuar dhunën ndaj grave”. Kjo u njoftua sot nga kryeministri Rama në një deklaratë të bërë në Forumin e Dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi!”. Rama tha se Shqipëria ka bërë përparime në aspektin e barazisë gjinore duke theksuar se “Sot në qeveri ka më shumë ministre gra, ndërsa në këshillat bashkiakë, 50% është përfaqësimi i tyre”. Shefi i qeverisë shtoi se duhet të mendohet për qendra riedukative për burrat.