Politikë

Rama takim me Komunitetet fetare: Sensibilizoni besimtarët edhe nëse ju duhet të thyeni ritualet tuaja!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me krerët e komuniteteve fetare në vend, për të diskutuar në lidhje me masat që duhet të merren në lidhje me ceremonitë fetare dhe të sensibilizohen besimtarët. Kryeministri tha se drejtuesit e komuniteteve fetare duhet të inkurajojnë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa që epidemia e koronavirusit tregohet më agresive. Rama tha se kërkohet një thyerje e ritualeve fetare në mënyrë që të frenohet përhapja e koronavirusit.