Politikë

Rama tjetër letër publike Bashës: Edhe armiqtë dialogojnë

Pas 3 letrave të para, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një letër të katërt publike kryedemokratit Lulzim Bashës. Rama përsërit kërkesën e tij për dialog. “Edhe armiqtë dialogojnë, madje edhe kur janë në llogoret e luftës. Pastaj, nëse fjalët nuk e ndalin dot zjarrin, zjarri rimerr vendin e fjalëve” thotë kreu i qeverisë. Ai shton se kundërshtarët janë krijuar për t’u mundur, por nuk munden armiqësisht, sepse koston e paguan vendi.