Politikë

Rama vizitë në një familje që ka përfituar nga bonusi i qirasë në zonën e Maminasit

Ndërkaq, kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në një familje që ka përfituar nga bonusi i qerasë në zonën e Maminasit, pasi 6 anëtarëve të saj iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 Nëntorit. Rama bëri të ditur se të hënën hapet gara për projektet, si dhe e vuri theksin te angazhimi që viti i ri t’i gjejë në shtëpinë e re. Gjithashtu, kreu i qeverisë vlerësoi si “shembullore” punën e bërë nga Bashkia e Shijakut.