Aktualitet

Rama viziton Thumanën, Bardhi: Spektakël i shëmtuar!

Kryeministri Rama vizitoi sot Thumanën i shoqëruar nga Elvis Naçi dhe koordinatorja e projektit për Rindërtim Elva Margarita, ku theksoi se në Thumanë do të ngrihet një qytezë e re moderne. Pas kësaj ka reaguar Partia Demokratike. Sekretari i përgjithshën Gazmend Bardhi e cilësoi vizitën, një spektakël të shëmtuar. Sipas tij, Rama është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për 24 jetët e humbura. Bardhi tha se kreu i Qeverisë është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor.