Lifestyle

Raporti i Mirëqenies Globale tregon se në Shqipëri janë shtuar milionerët

Në Shqipëri janë shtuar milionerët. Sipas një raporti të publikuar nga “Credit Suisse” për Mirëqenien Globale.

Vendi ynë ka rritje me 28% të grupit të personave me vlerë pasurore nga 10 mijë deri 100 mijë dollarë, në krahasim me vitin 2014.

Gjithashtu, sot kemi 3% më shumë persona me vlerë pasurore mbi 1 milion dollarë. Të dhënat e raportit sugjerojnë se pasuria është orientuar drejt shtresës së mesme të popullsisë.