Showbiz

Reagimi i Jenna Dewan mbi romancën e ish bashkëshortit të saj me Jessie J

Nëse po kërkoni detaje dramatike rreth ish çiftit të famshëm Channing Tatum dhe Jenna Dewan, kjo e fundit nuk do t’ja japë askujt këtë kënaqësi.

Burime pranë saj kanë konfirmuar për “E News” se aktorja dhe kërcimtarja e famshme është njoftuar që në fillim nga miqtë e saj se Channing Tatum ka nisur një romancë të re me këngëtaren britanike.

Asaj nuk i intereson aspak jeta personale e ish bashkëshortit të saj pasi në 10 vite martesë, ata kanë konsumuar gjithçka. E rëndësishme për të është që ai të jetë sa më i pranishëm në jetën e vajzës së tyre Everly.

I njejti burim shton se edhe Jenna është duke njohur dikë por nuk ka ndërmend ta bëjë publike romancën e saj të re.