Aktualitet

Rebani Jaupi do të drejtojë Policinë e Tiranës

Nga sot, Policinë e Tiranës do ta drejtojë Rebani Jaupi. Pas shkarkimit të Kastriot Skënderit e komandimit të Dhimitraq Ziut, në krye të bluve të kryeqytetit kalon Jaupi, i cili mbante postin e zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Gjatë karrierës 20-vjeçare, ai ka patur një sërë funksionesh në drejtoritë e qarqeve Durrës, Elbasan e Tiranë.