Aktualitet

Rëndohet situata në Kakavijë, pala greke mbyll portën neutrale

Vijon situata e rënduar në Kakavijë ku qindra qytetarë po presin në radhën kilometrike të automjeteve per të kaluar kufirin me Greqinë. Sikur të mos mjaftonte procesi i ngadaltë i përpunimit të dokumenteve dhe tapmponit pala greke ka mbyllur portën neutrale në mënyrë që të shmangë edhe fluksin e qytetarëve në kufirin grek. Emigrantët shqiptarë kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste ndërsa kërkojnë zgjidhje sa më parë.