Showbiz

Reperi shqiptar konfirmon se do të bëhet baba për herë të dytë

Vig Poppa është në qiellin e 7-të pasi së shpejti ai dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë reperi duke postuar një foto të gruas së tij me barkun e rrumbullakët.

“Së shpejti…do të jem Papi 2.0” -shkruan ai në diçiturën e fotos që ka marrë qindra urime nga fansat dhe kolegët.

Çifti janë prindër të një djali 3-vjeçar me emrin Domi.