Bota

Replikat Putin-Macron, dy presidentët debatojnë për “jelekverdhët” dhe protestuesit në Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai francez, Emmanuel Macron, kanë këmbyer replika gjatë takimit të tyre në lidhje me protestat. Putin i tha homologut francez se nuk do të donte protesta të stilit të “jelekëverdhëve”, në Rusi. Dhe ky ishte një reagim ndaj thirrjes së Macron-it që Rusia t’i përmbahet parimeve demokratike, duke iu referuar protestave të kohëve të fundit në Moskë. Macron-i e priti Putin-in në rezidencën e tij verore në jug të Francës, pesë ditë para takimit të G7.