Sport

Rey Manaj, futbollisti më i ri i Barcelonës

Rey Manaj është futbollisti më i ri i Barcelonës. Është vetë klubi katalanas që ka konfirmuar akordin me 22 vjeçarin shqiptar deri në verën e vitit 2023. Kosto e transferimit të Manaj shkon deri në 700 mijë euro, plus 2 milionë euro në formë bonuse. Ndërkohë klauzola e lushnjarit te Barcelona do të jetë e çmendur, plot prej 50 milionë euro, ndërsa do të vesh fanellën me numër “22”.