Politikë

Rezultatet e 30 qershorit, PS çon katër padi në Kolegjin Zgjedhor

Partia Socialiste dorëzoi në Kolegjin Zgjedhor katër padi për rezultatin e 30 qershorit. Mësohet se PS ka kërkuar nga Kolegji shpërndarjen e mandateve për 4 këshilla bashkiakë. Padia e Partisë Socialiste është për bashkitë: Ura Vajgurore, Konispol, Devoll dhe Kuçovë. Partia Socialiste i kërkon Kolegjit Zgjedhor që të shprehet, pasi KQZ nuk mundi t’i shpërndajë mandatet.