Showbiz

Rihanna dhe CEO i Twitter dhurojnë 15 milionë dollarë për shëndetin mendor gjatë pandemisë

Rihanna vazhdon të shkëlqejë si një diamant duke ndriçuar të gjithë përreth.

Së fundmi këngëtarja ka lumturuar mijëra njerëz duke u bashkuar me CEO-n e rrjetin social Twitter për një donacion me një shifër marramendëse.

Ajo dhe Jack Dorsey dhuruan 15 milionë dollarë për fondacionin jofitimprurës të 32-vjeçares “The Clara Lionel Foundation”.

Paratë do të shkojnë për shërbimet që kujdesen për shëndetin mendor të njerëzve që janë prekur nga pandemia por jo vetëm.