Showbiz

Rihanna dhe Jay-Z bashkojnë forcat dhurojnë 2 milionë dollarë në luftën kundër Covid-19

Si shumë artistë dhe personazhe të njohur të tjerë edhe Rihanna dhe Jay-Z kanë vendosur të solidarizohen në luftën kundër Koronavirusit që po fiton territor në SHBA.

Fondacioni i këngëtares “Clara Lionel” dhe ai i reperit “Shawn Carter” do të dhurojnë përkatësisht 1 milionë dollarë secili ku do të përfitojë mjeksia, të moshuarit dhe të burgosurit për të lehtësuar sadopak vështirësitë ekonomike që është krijuar prej virusit.

Përmes platformave të tyre sociale artistët e famshëm shpeshherë kanë këshilluar fansat që të kenë kujdes dhe të respektojnë distancimin soical pavarësisht politikave të Donald Trump.