Showbiz

Rihanna prezanton koleksionin e saj të çantave që mbart një shumë marramendëse

Edhe pse të volga në masë çantat e Rihanna-s mbartin një vlerë të madhe.

Këngëtarja e famshme ka zbuluar fiksimin e saj me çantat e vogla firmë që pëlqen shumë t’i kombinojë me veshjet e saj. Nga ato të lëkurës deri tek çantat e mbuluara me gurë me vlerë, të gjitha këto që ajo i quan ‘copa arti’ mbartin vlerën prej 35.000 dollarësh.

Ylli i hitit “Lemons” ka rrëfyer së fundmi për “E News” se firmat e saj të preferuara të çantave janë Louis Vuitton, Dior dhe Mark Cross.